Reperi i njohur nga Tetova, S4MM, ka befasuar të gjithë me ndryshimin e ri që ka bërë në dukje.
Artisti, i cili në Instagram numëron 364 mijë ndjekës, sapo ua ka prezantuar fansave stilin e ri të flokëve.
Ai ka bërë një pjesë të flokëve ngjyrë të gjelbërt e pjesën tjetër të kaltërt që duket të jetë inspiruar nga aktori Joaquin Phoenix në “Joker”.
“Joker”, po ashtu ka qenë përshkrimi që ia ka vënë fotos së ndarë me ndjekësit e shumtë të tij.
Ndërkohë, reagimet ishin nga më të ndryshme në hapësirën për komente pranë këtij postimi të ri të artistit shqiptar.
Kjo është fotografia e tretë e publikuar nga S4MM pasi ditë më parë riktheu llogarinë e tij zyrtare.
“Rrugt” ndryshe mban titullin projekti i fundit i lansuar nga reperi në fillim të këtij viti, të cilin e solli si pjesë të dytë të hitit “Medelina”, të publikuar para dy viteve (20 shtator, 2017). /Telegrafi/