Site icon Telegrafi

S4MM sjell një pjesë të këngës së re

S4MM (Foto: Instagram)

Reperi i njohur nga Tetova, S4MM, tash e një kohë është në përgatitje të një projekti të ri muzikor.

Këtë e ka bërë të ditur përmes disa postimeve të njëpasnjëshme që ka ndarë në rrjetet sociale, më saktësisht në Instagram.

Së fundmi, i njëjti ka publikuar edhe një video, derisa prezanton një pjesë të shkurtër të projektit të ri.

“Çdo gjë e ke prishur”, ka shkruar ai krahas videos, duke i pyetur fansat se kur duhet të publikojë këtë këngë.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga S4MM

Ndërkohë, nuk munguan edhe reagimet e ndjekësve të tij, duke e përgëzuar për projektin dhe siç shihet mezi po e presin.

Ndryshe, “Mamacita” mban titullin kënga e fundit e tij, e cila pason pas albumit “Week of The Legend” (Java e Legjendës), ku për shtatë ditë solli shtatë projekte të veçanta, në mesin e tyre edhe bashkëpunime.

S4MM vazhdon të jetë një prej artistëve më të preferuar për publikun, ndërsa është shumë i angazhuar edhe me mbrëmje e koncerte të ndryshme muzikore. /Telegrafi/

Exit mobile version