Telegrafi

S4MM së shpejti me këngë të re

S4MM (Foto: Instagram)

Reperi nga Tetova, S4MM, periudhën e karantinës e ka shfrytëzuar mjaft shumë për të punuar në projekte e këngë të reja.

Ai veçse ka njoftuar fansat se së shpejti do fillojë me xhirimet e klipit të ri dhe se në fund të muajit pritet që projekti të lansohet i plotë.

Lajmin e ka bërë të ditur përmes një postimi të publikuar në llogarinë personale, Instagram.

 

“Sa të dalim prej karantine, nga e marta do e inçizojmë klipin e ri, nga fundi i muajit garant publikohet kënga në YouTube”, ka shkruar ai krahas videos ku shfaqet duke performuar në një makinë të tipit ‘A8’.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga S4MM

Ndërkaq, kënga siç duket mezi po pritet  edhe nga fansat e reperit të cilët ‘e vërshuan’ me komente pranë postimit.

Gjatë këtij viti, S4MM lansoi vetëm një këngë të titulluar “Rrugt” e cila është vazhdim i hitit “Medelina” që e solli në vitin 2017. /Telegrafi/