Telegrafi

S4MM publikon një fotografi krah të fejuarës nga Belgjika: Nuk vij në Maqedoni se ka arritur coronavirusi

S4MM dhe Filiz Ismaili (Foto: Instagram)

Reperi i njohur nga Tetova, Samir Selimi i njohur me emrin e artit S44M, në gusht të vitit të kaluar i dha fund beqarisë duke u fejuar me bukuroshen shqiptare, Filis Ismaili.

Ndonëse nuk e pranoi lidhjen e tij, reperi në një intervistë të dhënë për Telegrafin tregoi se është fejuar më 6 gusht.

“Po, jam fejuar, janë të vërteta ato që keni parë në rrjetet sociale. Jam i lumtur, jam fejuar më 6 gusht. Fejesën e bëmë familjarisht. E kam njohur shumë moti. Kemi qenë në një lidhje të gjatë. Por, unë nuk e mbaj mend sa, ajo e di”, tha ai.

I njëjti njëherësh është mjaft aktiv edhe në rrjetet sociale dhe së fundmi ka vendosur të ndajë një fotografi pranë partneres së tij.

“Kam me nejt të gruja në Belgjikë, nuk vi në Maqedoni se ka arritur Coronavirusi, muzika e re po vjen së shpejti”, është përshkrimi krahas fotografisë, kjo pasi u raportua se edhe në Maqedoni u regjistrua rasti i parë me coronavirus.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga S4MM

Më pas, S4MM ka publikuar një tjetër postim, përmes së cilit prezanton një pjesë të këngës së tij të re.

Ndonëse nuk ka zbuluar detaje të reja, siç shihet ky projekt pritet të publikohet shumë shpejt para fansave.

Në anën tjetër, reperi shqiptar po e shijon në masë të madhe romancën me Filisin, teksa të shumtën e kohës e kalon edhe në Belgjikë. /Telegrafi/