Telegrafi

S4MM publikon këngën e re “Rrugt”

Reperi i njohur nga Tetova, S4MM, ka lansuar projektin e ri muzikor njëherësh të parin për vitin 2020.

“Rrugt” mban titullin kënga e tij e re, të cilën e solli si pjesë të dytë të hitit “Medelina”, të publikuar para dy viteve (20 shtator, 2017).

Projekti vjen i kompletuar edhe nga ana vizuale, teksa për videon është përkujdesur “Onima”.

S4MM në klipin e ri “Rrugt” (Foto: YouTube)

Miksimin dhe masterizimin e ka bërë Don Gima, ndërkaq për ‘beatin’ është përkujdesur vet S4MM, Don Gima, NIZA.

Lexo po ashtu Rrëfimi i S4MM për karrierën muzikore dhe jetën private gjatë vitit 2019 - I lumtur si i fejuar

Samir Selimi (emri i vërtetë i S4MM), vjen me një paraqitje mjaft atraktive dhe kënga tashmë gjendet në kanalin zyrtar, YouTube.

I njëjti përndryshe vitin që lamë pas ishte shumë aktiv me projekte muzikore, ku solli albumin e ri “Week of the Legend” dhe plot këngë tjera.

Ai po ashtu vazhdon të jetë tejet i kërkuar në mbrëmje dhe koncerte të ndryshme muzikore. /Telegrafi/