Reperi i njohur nga Tetova, S4MM, ka lansuar projektin e ri muzikor njëherësh të parin për vitin 2020.
“Rrugt” mban titullin kënga e tij e re, të cilën e solli si pjesë të dytë të hitit “Medelina”, të publikuar para dy viteve (20 shtator, 2017).
Projekti vjen i kompletuar edhe nga ana vizuale, teksa për videon është përkujdesur “Onima”.
Miksimin dhe masterizimin e ka bërë Don Gima, ndërkaq për ‘beatin’ është përkujdesur vet S4MM, Don Gima, NIZA.
Samir Selimi (emri i vërtetë i S4MM), vjen me një paraqitje mjaft atraktive dhe kënga tashmë gjendet në kanalin zyrtar, YouTube.
I njëjti përndryshe vitin që lamë pas ishte shumë aktiv me projekte muzikore, ku solli albumin e ri “Week of the Legend” dhe plot këngë tjera.
Ai po ashtu vazhdon të jetë tejet i kërkuar në mbrëmje dhe koncerte të ndryshme muzikore. /Telegrafi/