Telegrafi

S4mm publikon këngën “1 gur, 2 plluma” që besohet të jetë ‘diss’

Reperi i njohur shqiptar, S4mm, ka publikuar projektin e tij më të ri.

“1 gur, 2 plluma” titullohet projekti i ri i reperit i cili është përkujdesur që të thumbojë shumë artistë.

Ndër artistët e thumbuar besohet se janë Fero dhe Vinz nga Hellbanianz.

Instrumentali është punuar nga vet reperi dhe Don Gima.

Foto: YouTube

Videoklipi është publikuar nga një prej top regjisorëve të klipeve, Alban Selimaj.

Kënga tashmë ka arritur gjysmë milionë klikime në rrjetin social YouTube.

Komentet janë po ashtu të shumta, ku fansat e reperit e vlerësojnë lart atë për këtë ‘diss’.

Duket se në skenën e hip hopit shqiptar po rikthehen “dissat”, e ndër më të ashpër në këtë konflikt duket se është reperi tetovar, S4mm. /Telegrafi/