Reperi i njohur nga Tetova, S4MM, vitin e kaluar i ka dhënë fund beqarisë duke e kurorëzuar dashurinë e tij me fejesë.
Ai dhe bukuroshja Filis Ismaili u fejuan verën e vitit të kaluar, teksa tani çifti vazhdojnë të dëshmojnë se janë mjaft të lumtur pranë njëri-tjetrit.
Së fundmi ka qenë vet artisti, ai i cili ka ndarë një fotografi përkrah të fejuarës së tij në llogarinë personale, Instagram.
“Shpresoj që të gjithë keni një jetë të mirë”, ka shkruar ai krahas imazhit ku shfaqet Filis duke e përqafuar nga mbrapa S4MM.
Krijuesi i hitit “Medelina” ndonëse nuk ka zbuluar më shumë për të fejuarën, ai në rrjetet sociale nuk ngurron të tregojë dashurinë dhe harmoninë që kanë si çift.
Samir Selimi (emri i vërtetë i reperit) aktualisht është duke e shijuar suksesin e këngës së re njëherësh të fundit që titullohet “A8”.
Projekti deri më tani ka grumbulluar mbi një milion klikime në platformën YouTube. /Telegrafi/