“Enemies” mban titullin një prej realizimeve më të fundit të reperit nga Tetova, S4MM.
Këtë projekt ai e solli në bashkëpunim me artistin Faustbatal, kënga e të cilëve u mirëprit nga publiku.
Së fundmi, reperi shqiptar ka publikuar një fotografi në Instagram, derisa tregon se po vjen me diçka të re dhe po bashkëpunon sërish me Don Gimën.
“Ne kemi diçka në rrugë”, ka shkruar krahas imazhit S4MM.
25-vjeçari gjatë këtij viti solli një sërë projektesh të suksesshme, përfshirë edhe albumin “Java e Legjendës”. Albumi, i cili përmban gjithsej shtatë këngë, në platformën YouTube ka grumbulluar miliona klikimesh.
Samir Selimi krahas projekteve, vazhdon të jetë aktiv edhe me mbrëmje e koncerte të ndryshme. /Telegrafi/