Telegrafi

S4mm paralajmëron projektin e ri me tematikë dashurie?

Reperi tetovar, S4mm, i cili shpejt shpërtheu në skenën e hip hopit ka gati projektin e tij të ri.

Ai pubilkoi ditë më parë një video të shkurtër ku sipas përshkrimit shihet se është me tematikë më të butë se zakonisht.

“A ta qes? #Dashuri”, ka shkruar S4mm duke aluduar se projekti i ri mund të jetë më romantik.

Reperi që kryesisht vepron dhe jeton në diasporë besohet se është duke realizuar edhe një projekt me Noizyn, i cili do të vij edhe me videoklip.

Tetovari nuk ka bërë të ditur datën e publikimit të projektit të ri.

S4mm pati një verë mjaft të ngjeshur me angazhime të ndryshme në skenën muzikore shqiptare. /Telegrafi/