Telegrafi

S4MM fshin të gjitha fotografitë me bashkëshorten dhe nuk e ndjek më në Instagram

Reperi i njohur shqiptar, S4MM, është mjaft i komentuar për jetën private po aq sa edhe atë profesionale.

Ai i dha fund beqarisë, duke kurorëzuar dashurinë e tij me parteren Filis Ismajli në Belgjikë, muaj më parë në një ceremoni private.

Ndërkohë vetëm pak kohë më pas, fansat aluduan në një shtatzëni të mundshme Filisit, duke parë fotografitë e saj të fundit në rrjetet sociale.

Mirëpo së fundmi, fansat me sy të mbrehtë kanë vërejtur një tjetër detaj të çuditshëm në relacionin mes dyshes.

Bëhet fjalë për fotografitë e përbashkëta, të cilat S4MM i ka larguar të gjitha nga Instagrami i tij.

Po të shohësh me vëmendje, ata gjithashtu nuk e ndjekin më njëri-tjetrin në këtë rrjet social.

Nuk dihen arsyet se pse kanë çuar çiftin deri në marrje ne këtyre veprimeve, ndërsa fansat shpresojnë që diçka jo e mirë të mos ketë ndodhur mes tyre. /Telegrafi/