Reperi i ri shqiptar, S4mm, shpërtheu shpejt në famë.
Këngëtari i hitit “Medelina” arriti një famë të madhe për kohë të shkurtër.
Ai publikoi një seri të këngëve dhe hiteve të cilat u pëlqyen nga publiku.
Për këtë, ai ka falënderuar Blerim Destanin në një intervistë për Prive.
Ai po ashtu përmendi edhe Noizyn si një prej bashkëpuntorëve që i ka ndihmuar më së shumti.
Reperi tha se vera ishte e mrekullueshme për të me shumë koncerte.
Ndërkaq, projekti “Dashuri” sipas tij është i veçantë sepse është punuar nga producenti i Raf Camoras.
“Foli me femra, por nuk ka diçka”, u shpreh ai për jetën private.
Ndërkaq, ai paralajmëroi edhe publikimin e një albumi të ri. /Telegrafi/