Reperi i njohur nga Tetova, S4MM, prej disa ditësh është duke u përfolur në rrjete sociale e në faqet rozë për jetën private.
Ai prej vitesh ka shijuar lidhjen me bukuroshen Filis Ismaili, me të cilën po ashtu u kurorëzua në Belgjikë vitin e kaluar.
Megjithatë, të njëjtit së fundmi kanë bërë kuriozë fansat pasi fshinë të gjitha fotografitë e përbashkëta e gjithashtu larguan njëri-tjetrin edhe nga lista e ndjekësve.
Kjo bëri që të gjithë të aludojnë se dyshja janë ndarë, megjithëse nuk ishte konfirmuar e as pohuar asgjë.
Telegrafi mëson nga burime të afërta me reperin se çifti tashmë i kanë ndarë rrugët e se nuk janë më bashkë.
Një arsye e saktë akoma nuk është zbuluar, përkundër se S4MM këtë kohë po vazhdon të jetë më shumë i fokusuar në muzikë.
Ai ditë më parë njoftoi këngën e re “Tradhtare”, e cila pritet të prezantohet së shpejti para publikut dhe që nuk dihet nëse ka të bëjë me ish-partneren e tij. /Telegrafi/