Site icon Telegrafi

Ryva pas dasmave, vjen melankolike

Vera e këtij viti për Ryva Kajtazin ishte e mbushur përplot me ahengje të familjeve shqiptare në të cilat ajo performoi.

Nga çfarë u pa përmes videove, këngëtarja ishte tejet e kërkuar falë aftësisë së saj për t’a kallur atmosferën.

Por tash kur dasmat kanë mbaruar, Ryva i është përvishur punës që të mos i mungojë fansave as përgjatë vjeshtës.

Siç merr vesh Prive, këngëtarja ka nisur inçizimin e këngës së re tek studioja e Virusit në Maqedoni.

Teksti i këngës do të jetë mjaft melankolik kurse natyrisht se projekti do të ketë të bashkangjitur edhe videoklipin.

Të kujtojmë se projekti i fundit i saj ishte ‘Dalim Sonte’ në bashkëpunim me Tarabuka Band e Dj Star të cilin Ryva e solli në Maj të këtij viti.

Exit mobile version