Telegrafi

Ryva Kajtazin do ta shohim më ndryshe në videoklipin e ri

Ryva Kajtazi, foto:Instagram

Pas një pauze në muzikë, këngëtarja Ryva Kajtazi ka paralajmëruar projektin e ri muzikor.

Meqë është aktive në rrjetet sociale, Ryva nuk ngurron që të ndajë postime të ndryshme me ndjekësit e saj. Së fundmi, ajo ka publikuar disa imazhe dhe video, përmes të cilave tregon se së shpejti vjen me videoklip të ri.

Për dallim nga herët e tjera, Kajtazi vjen më ndryshe, ndërsa siç shihet ka ndërruar edhe ngjyrën e syve, me thjerrëza.

Kjo nuk do të jetë edhe kënga e fundit e bukuroshes sonë, pasi që ka paralajmëruar edhe disa të tjera. “Thehet zemra” mbetet kënga e saj e fundit në bashkëpunim me këngëtarin shqiptar, Shqipri Kelmendi.

Kujtojmë që Ryva vite më parë ka kurorëzuar lidhjen disavjeçare me afaristin Fidan Rexhepin, me të cilin ka edhe një vajzë të pagëzuar Dorela. /Telegrafi/