Këngëtarja e njohur, Ryva Kajtazi, gjatë ditës së sotme (e martë) feston ditëlindjen e saj.
Bukuroshja bionde mbush plot 41 vite, ndër to edhe vite të tjera në industrinë muzikore shqiptare.
Në një postim në rrjetin social Instagram, ajo ka publikuar një fotografi, ku para saj shihet një tortë e madhe.
Sigurisht që artistja mori vëmendje me paraqitjen e saj, derisa mbante të veshur një këmishë të bardhë.
Flokët e lakuara i kishte lënë të lira mbi supe, kurse për makijazh ka shkuar me nuanca pak më të errëta.
“Është ditëlindje ima”, ka shkruar ajo në përshkrim.
Postimi mori me mijëra komente nga fansat, familjarë dhe kolegë të artistës, të cilët i uruan më të mirat në jetë. /Telegrafi/