Këngëtarja Ryva Kajtazi këtë vit është bërë nënë për herë të parë.
Ajo solli në jetë një vajzë, të cilën e pagëzoi me emrin Dorela.
Ryva është mjaft e ndjekur edhe në rrjetet sociale, në të cilat shpesh ndan me fansat imazhe të ndryshme nga jeta e saj.
Ndonëse muajve të fundit ka qenë më pak aktive, kësaj here ajo publikoi një fotografi në llogarinë personale në Instagram, në të cilën shfaqet mjaft atraktive duke vënë në pah linjat.
E njëjta ka arritur të marrë komplimente të shumta nga ndjekësit e saj.
Javë më parë, Kajtazi kishte ndarë me fansat edhe një fotografi nga palestra ku tregonte se i është futur seriozisht punës për rikthimin e linjave trupore pas shtatzënisë.
Dhe ky mision për Ryvën duket të jetë përfunduar me sukses. /Telegrafi/