Këngëtarja Ryva Kajtazi ka prezantuar për publikun projektin e saj më të ri muzikor.
“Santorini” titullohet kënga e re e saj, e cila është ritmike-verore.
Muzika është punuar nga kompozitori Ardian Kastrati, gjersa për tekstin është kujdesur Aida Baraku.
Kënga është vizualizuar edhe me klip, në të cilin këngëtarja vjen mjaft atraktive me performancën e saj.
Për klipin janë kujdesur produksioni nga Gjilani, Urban Graphics. /Telegrafi/