Këngëtarja e njohur Ryva Kajtazi muajin që lam pas është bërë nënë për herë të parë.
Ajo solli në jetë një vajzë, të cilën e pagëzoi me emrin Dorela.
Duke dashur të mbajë sa më private jetën e saj, Ryva nuk u shfaq thuajse për asnjë moment me vajzën në ndonjë fotografi në rrjetet sociale.
Megjithatë, së fundmi ajo ka publikuar në llogarinë personale në Instagram, një fotografi mjaft të veçantë të më së shtrenjtës së saj.
Imazhi i publikuar shfaq këmbët e vogla të Dorelës, teksa Ryva vendos edhe dy ikona zemre pranë tyre.
Tashmë Dorela, do të jetë fokusi kryesor i këngëtares, e cila ka muaj që është tërhequr nga çdo aktivitet muzikor. /Telegrafi/