Telegrafi

Ryva Kajtazi pozon atraktive me veshje tradicionale

Ryva Kajtazi (Foto: Instagram)

Ajo është shumë aktive dhe e ndjekur nga fansat në rrjetet sociale, ndërsa vazhdon të ndajë postime të ndryshme.

Fjala është për këngëtaren Ryva Kajtazi, e cila vetëm në Instagram numëron mbi 153 mijë fansa.

Krijuesja e hitit “Hajde zemër” së fundmi ka hedhur një fotografi atraktive, në të cilën shfaqet me veshje tradicionale.


E njëjta duket e mrekullueshme, derisa siç shihet kjo është realizuar në kuadër të xhirimeve të Vitit të Ri.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Bukuroshet Shqiptare

Komplimentet dhe reagimet ndërkohë nuk munguan as nga miqtë dhe ndjekësit e saj.

Kajtazi muajve të fundit ka qenë më pasive në muzikë, duke u përkushtuar më shumë në jetën private pasi në qershor u bë nënë për herë të dytë.

I fundit projekt i lansuar nga 40 vjeçarja mban titullin “Santorini”, i cili njëherësh u prit mirë edhe nga publiku. /Telegrafi/