Këngëtarja Ryva Kajtazi këtë vit është bërë nënë për herë të parë.
Ajo është shkëputur nga çdo aktivitet tjetër muzikor, kjo vetëm për shkak të përkushtimit të saj ndaj rritjes së vajzës.
Herë pas here është aktive edhe në rrjetet sociale, përmes së cilave ndan me fansat fotografi të ndryshme nga jeta e saj.
Së fundmi, Ryva ka publikuar një fotografi mjaft të veçantë në rrjetin social Instagram, ku shfaqet në park gjatë shëtitjes me karrocë me të bijën.
Ajo nuk ka preferuar që për asnjë çast të zbulojë identitetin e fëmijës, ndërsa buzëqeshja në fytyrë tregon se Ryva është më se e lumtur me jetën e saj.
Pranë saj në këtë shëtitje, gjendej edhe bashkëshorti i saj Fidanin, me të cilin gjithashtu ka publikuar një fotografi më pas. /Telegrafi/