Këngëtarja shumë e dashur për publikun Ryva Kajtazi tash e një kohë nuk është më edhe shumë aktive në tregun muzikor.
Kjo pasi këtë vit ajo u bë nënë herë të parë, e një vajze të cilën e pagëzoi me emrin Dorela.
Ryva ka qëndruar larg vëmendjes mediatike, teksa së fundmi u vu në fokus për paraqitjen e saj në dasmën e moderatorit Labi.
Ajo dukej mjaft bukur dhe elegante, ndonëse nuk u pa shumë në fotografitë e publikuara në rrjetet sociale.
Sido që të jetë, këngëtarja duket se ka vendosur të ‘aktivizohet’ paksa, teksa ka publikuar një tjetër imazh në Instagram, duke bërë të ditur ndryshimin e saj të ri.
Kajtazi është shfaqur me një ndryshim të ri në flokët e saj, kjo pasi i ka prerë dhe i ka lyer ato në ngjyrë të kuqe të mbyllur, me ç’rast ka marrë krejt tjetër pamje.
Këtë ndryshim, Kajtazi e ka bërë te parukieri Kaci, teksa është pëlqyer mjaft nga fansat, të cilët e kanë pasuar dukjen e saj të rem e shumë komente pozitive. /Telegrafi/