Site icon Telegrafi

Ryva Kajtazi mahnit me linjat trupore, pak muaj pas lindjes

Ryva Kajtazi (Foto: Instagram)

Ajo është bërë nënë për herë të dytë në muajin qershor.

Dhe Ryva Kajtazi ka kohë që po përflitet për fizikun e saj atraktiv, duke qenë se kanë kaluar vetëm pak muaj nga lindja.

Kjo është vërejtur më së miri në një postim të fundit që ka ndarë, në të cilin shfaqet e veshur me një fustan të kuq të prerë anash.

Ryva Kajtazi (Foto: Instagram)

Biondja, e cila numëron 153 mijë ndjekës në Instagram, duket në formë të mahnitshme.

Madje, kjo ka bërë që të komplimentohet në masë të madhe edhe nga fansat e miqtë që mban në këtë rrjet të popullarizuar.

Lexo po ashtu Ryva Kajtazi bëhet nënë për herë të dytë

Duket se Ryva këtë kohë i është përkushtuar mjaft shumë vetes, meqenëse befasoi me pamjet e fundit.

Ryva Kajtazi (Foto: Instagram)

Në anën tjetër, Kajtazi ka kohë që nuk ka qenë aktive me projekte muzikore ndërsa ka filluar të përgatitet për xhirimet e Vitit të Ri. /Telegrafi/

Exit mobile version