Këngëtarja e njohur Ryva Kajtazi nuk është edhe shumë aktive në tregun muzikor me projekte të reja.
Megjithatë, ajo vazhdon të jetë e pranishme herë pas here në koncerte dhe mbrëmje muzikore të ndryshme, ku gjendet pranë fansave të muzikës së saj.
Sot (e premte), Ryva feston ditëlindjen e saj të 38-të.
Me këtë rast ajo ka marrë urime të shumta nga familja, miqtë e kolegët e saj.
Madje, që në orët e para të mëngjesit, Kajtazi është zgjuar me një befasi të bukur, pasi e priste një tortë e madhe ditëlindjeje.
Ajo vendosi të ndajë me fansat e saj në rrjetin social Instagram një fotografi, në mbishkrimin e së cilës shkruante “Ditëlindja ime”.
Arsyeja e mungesës së saj në prurjet e reja muzikore është familja, pasi tash e një vit, Ryva është nënë e një vajze të vogël të pagëzuar me emrin Dorela. /Telegrafi/