Sot (e martë) është një ditë mjaft e veçantë për këngëtaren shqiptare, Ryva Kajtazi.
Kjo pasi djali i artistes së njohur, Froni, feston ditëlindjen e parë dhe me këtë rast nuk ka munguar një dedikim nga e ëma.
Ajo bëri një postim në Instagram teksa ka zgjedhur fjalët më të mira për të birin.
“Gëzuar ditëlindjen e parë o jeta ime. Ditëlindjen e para vijnë vetëm një herë në jetë, dhe ne po i shijojmë bashkë me ty dhe buzëqeshjen tënde të ëmbël. U bëfsh 100 vjeç”, ka shkruar ajo.
Urimet ndërkohë nuk munguan as në pjesën e komenteve nga miqtë e ndjekësit që mban Kajtazi.
Ditëlindja e Fronit përkon edhe me Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve (1 Qershorin).
Ryva është e martuar prej vitesh dhe ka edhe një tjetër fëmijë me bashkëshortin, Fidanin. /Telegrafi/