Këngëtarja shumë e dashur për publikun, Ryva Kajtazi, është bërë nënë për herë të dytë.
Ajo ka lindur një djalë në një nga spitalet private të Prishtinës, më datë 1 qershor, pikërisht në atë që njihet si Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve.
Vetëm një ditë më vonë, këngëtarja e hitit “Barnatorja” vendosi ta bëjë të ditur lajmin, duke publikuar një fotografi të fëmijës së porsaardhur në jetë.
Kajtazi ka publikuar imazhin e djalit, duke mos zbuluar fytyrën e tij, por vetëm dorën të cilën po ia mbante shtrënguar me dorën e saj.
“Më datë 01.06.20, ne u bekuam me ardhjen tënde”, ka shkruar ajo në mbishkrimin e fotografisë, teksa ka pranuar urime të shumta nga fansat.
Përndryshe, Ryva dhe bashkëshorti i saj Fidani janë prindër edhe të një vajze më të madhe, të quajtur Dorela. /Telegrafi/