Telegrafi

“Ryshfeti”, pranohet si dëshmi video materiali ku pretendohet se Zaevi kërkon para

Gjykatësi në lëndën “Ryshfeti”, Darko Todorovski ka vendosur që në seancën e sotme të pranojë si dëshmi video materialin, ku pretendohet se Kryeministri Zoran Zaev kërkon para në këmbim të një pune afariste.

Kjo do të thotë se kërkesa e palës mbrojtëse nuk është pranuar, që ky material të mos përdoret si dëshmi, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas Këshillit të Gjykatës Penale, materiali është siguruar në formë legale dhe në mënyrë ligjore.

Në këtë lëndë, Zaev akuzohet se ka kërkuar rreth 160 mijë euro nga afaristi i Strumicës, Ivan NIkollov-Saçevaliev, për blerje të një toke ndërtimore në Strumicë./Telegrafi/