Telegrafi

Ryan Reynolds, producent i një rrëfimi horror sipas Redditit

Ryan Reynolds (Photo by Dia Dipasupil/Getty Images For Entertainment Weekly)

Historia që u krijua fillimisht në Reddit do të vijë gjithashtu në ekranet e mëdha të kinemave dhe kjo ide po zbatohet nga aktori Ryan Reynolds.

Ylli kryesor i “Deadpool” do të prodhojë një përshtatje të tregimit “The Patient Who Nearly Drove Me Out of Medicine”.

Në këtë tregim, një doktor ambicioz i ri përpiqet të kujdeset për një pacient misterioz në departamentin e psikiatrisë, vetëm për të zbuluar një numër sekretesh që do t’i tregonin rreth sëmundjes së vetë.

Kjo vepër u botua për herë të parë si pjesë e serive popullore të shkrimeve nga shkrimtari Jasper de Vito në kuadër të r/nosleep subreddita.

“Twentieth Century Fox” do të menaxhojë projektin dhe për momentin asnjë aktor apo regjisor nuk është bashkuar me filmin.

Lexo po ashtu Ryan Reylonds tregon se si e shpëtoi martesën me Blake Livelyn

De Vit është një nga shumë ata që kanë filluar një karrierë të suksesshme duke krijuar një histori horror në nën forumin e famshëm të Reddit.

Ndryshe, Reynoldsin do ta shikojmë në filmin e ardhshëm “Detective Pikachu”. /Telegrafi/