Historia që u krijua fillimisht në Reddit do të vijë gjithashtu në ekranet e mëdha të kinemave dhe kjo ide po zbatohet nga aktori Ryan Reynolds.
Ylli kryesor i “Deadpool” do të prodhojë një përshtatje të tregimit “The Patient Who Nearly Drove Me Out of Medicine”.
Në këtë tregim, një doktor ambicioz i ri përpiqet të kujdeset për një pacient misterioz në departamentin e psikiatrisë, vetëm për të zbuluar një numër sekretesh që do t’i tregonin rreth sëmundjes së vetë.
Kjo vepër u botua për herë të parë si pjesë e serive popullore të shkrimeve nga shkrimtari Jasper de Vito në kuadër të r/nosleep subreddita.
“Twentieth Century Fox” do të menaxhojë projektin dhe për momentin asnjë aktor apo regjisor nuk është bashkuar me filmin.
De Vit është një nga shumë ata që kanë filluar një karrierë të suksesshme duke krijuar një histori horror në nën forumin e famshëm të Reddit.
Ndryshe, Reynoldsin do ta shikojmë në filmin e ardhshëm “Detective Pikachu”. /Telegrafi/