Telegrafi

Ryan Reynolds blen një shtëpi 1.5 milionë euroshe në Uells

Ryan Reynolds tronditi banorët e fshatit Marford në Uellsin e Veriut pasi bleu një pronë me vlerë 1.5 milionë euro.

Lëvizja e aktorit 46-vjeçar erdhi pasi ai së fundmi bleu klubin e futbollit “Wrexham FC”.

“Ryan po zhvendoset në Marford dhe kjo është gjithçka që vendasit mund të flasin”, tha një burim për The Sun.

Foto: Getty Images

“Mund të mos jetë ‘Big Apple’, por tapeti i kuq do të hapet kur Ryan të vijë në qytet”, shtoi burimi.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Ryan Reynolds

Besohet se iu bashkua gruaja e tij, Blake Lively, 35 vjeçare, dhe fëmijët e tyre James, tetë vjeç, Betty, gjashtë vjeçe, Inez, tre si dhe fëmija i katërt i lindur në fillim të këtij viti.

Foto: Getty Images

Artisti është fytyra e dytë e famshme në këtë fshat, pasi do të ndjekë gjurmët e yllit të lindur në Wrexham, Tim Vincent.

Pavarësisht pretendimeve se gruaja e famshme e yllit do t’i bashkohet atij në shtëpinë e Uellsit, Blake në dukje nuk ishte e kënaqur me blerjen e klubit.

Foto: Getty Images

Ylli i Hollywoodit mes tjerash ka sjellë edhe fëmijët e tyre disa herë për të parë klubin. /Telegrafi/

Foto: Getty Images