Ish-ambasadori dhe profesori universitar Nano Ruzhin ka vazhduar të kritikojë sjelljen e Nikolla Gruevskit përballë ndërkombëtarëve, duke e cilësuar këtë si prerje e degëve të qetësisë, shkruan Telegrafi Maqedoni.
”Maqedonia në këtë moment përjeton vërtetë një krizë politike e cila është mes etniteteve, mes partive më të mëdha maqedonase, përplasja mes partisë së tij dhe ambasadorëve të huaj, edhe përkundër kritikave të diplomatëve megjithatë nuk ka sjellë destabilizim të vendit. Ai deri tani ka qenë i sigurtë duke u mbështetur tek siguria që e japin ndërkombëtarët. Tani ai e trazon qetësinë e vetë” tha mes tjerash Ruzhin./Telegrafi/