Site icon Telegrafi

Rutte pesimist për arritjen e një marrëveshjeje për Fondin e Rimëkëmbjes

Kryeministri holandez, Mark Rutte, deklaroi sot para Dhomës së Ulët se ishte mjaft pesimist mbi mundësitë e arritjes së një marrëveshjeje për planin evropian të rimëkëmbjes, duke u treguar shumë i hapur për subvencionet.

Subvencionet e Fondit të Rimëkëmbjes duhet të sjellin kushte shumë të rrepta, kjo është e vetmja mënyrë për t’i pranuar ato, theksoi kryeministri holandez, Mark Rutte gjatë një fjalimi në Parlamentin kombëtar.

“Subvencionet mund të sigurohen vetëm nëse bëhen reforma serioze. Por unë nuk mendoj se kjo ide do të pranohet”, shtoi Rutte, raporton ATSh.

“Përgjigjet e marra deri tani nga drejtuesit e tjerë të Bashkimit Europian nuk më bëjnë të shpresoj për mundësinë e arritjes së një marrëveshjeje gjatë samitit që do të zhvillohet të premten dhe të shtunën”, nënvizoi Rutte.

Të hënën, kancelarja gjermane, Angela Merkel u shpreh e pasigurtë që drejtuesit evropianë të 27 vendeve të arrinin një marrëveshje këtë javë.

“Rruga që kemi për të bërë është shumë e gjatë”, theksoi ajo përkrah kryeministrit italian, Giuseppe Conte.

Exit mobile version