Lojtari i basketbollit Oklahoma City Thunders, Russell Westbrook ka shkruar një faqe të re të historisë në NBA.
Ai u bë lojtari i dytë që ndonjëherë arriti të shënojë ‘triple-double’ me të paktën 20 pikë dhe po aq asistime dhe kërcime.
Basketbollisti ishte vendimtar në fitoren e skuadrës kundër Los Angeles Lakers me rezultat prej 119:103.
The @HoustonRockets knocked down 26 3PM tonight, tying an NBA record they previously set on Dec. 19, 2018 this season! #Rockets pic.twitter.com/ixfQkiqSop
— NBA (@NBA) April 3, 2019
“Kjo është për Nipsey”, tha Westbrook pas ndeshjes, duke i kushtuar suksesin reperit, i cili ishte vrarë kohët e fundit.
Kujtojmë se i vetmi lojtari i cili arriti suksesin “20 + 20 + 20” para Westbrookut ishte legjendari Wilt Chamberlain, i cili e kishte arritur një gjë të tillë para 26 vjetëve.
Ndryshe, Oklahoma ka siguruar një vend në fazën e “playoff” për dallim nga Lakersat që nuk e kanë arritur një gjë të tillë me LeBron Jamesin. /Telegrafi/
Russell Westbrook avoids the screen for the steal and your Heads Up Play of the Day! pic.twitter.com/ErhRJDSLH7
— NBA TV (@NBATV) April 3, 2019