Telegrafi

Russ Millions, Noizy, RondoDaSosa dhe Capo Plaza publikojnë këngën e re “Dancer”

Foto: Screenshot/YouTube

Rap-artisti i njohur shqiptar, Noizy, ka prezantuar së fundmi projektin e ri muzikor.

Ai ka publikuar këngën e re “Dancer”, të cilën e solli në bashkëpunim me Russ Millions, RondoDaSosa dhe Capo Plaza.

Yjet e famshëm kanë bërë një paraqitje të mrekullueshme në klip, gjersa në të përfshihen shumë gjëra e po ashtu edhe vajza atraktive.

Foto: Screenshot/YouTube

Kjo është hera e parë që Noizy ka bashkuar forcat me reperin anglez, Russ Millions, emri i vërtetë i të cilit është Shylo Batchelor Ashby Milwood.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Noizy

Të plotë tashmë projektin mund ta gjeni në YouTube si dhe në platformat e tjera: Spotify, Apple Music, Amazon e Deezer.

Foto: Screenshot/YouTube

Besohet që kjo këngë do të pëlqehet dhe deri më tani ka grumbulluar mijëra shikime.

Noizy edhe pas kaq vitesh vazhdon të jetë një nga artistët më të preferuar shqiptar. /Telegrafi/