Site icon Telegrafi

Ruskovska: Zaevi na ka njoftuar se disa biznesmenë janë ankuar tek ai për shantazh

“Kryeministri Zoran Zaev i pari më njoftoi se një biznesmen i është ankuar për shantazh”, tha sot shefja e Prokurorisë Themelore Publike për përndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit, Vilma Ruskoska.

“Kryeministri gojarisht më ka njoftuar mua dhe prokurorin publik e Maqedonisë së Veriut, pastaj tregoi gatishmëri për të ngritur padi penale. Mirëpo ne e këshilluam që dëshmitari të vijë vetë në Prokurori dhe të denoncojë rastin”, ka thënë Ruskoska për “Nezavisen Vesnik”.

Kryeministri Zoran Zaev dje në konferencë për shtyp tha se tek ai janë adresuar biznesmenë të cilët nuk janë nga Shkupi dhe i janë ankuar se janë shantazhuar.

Si përgjigje të pyetjes së gazetarëve, Zaev sqaroi se lidhur me këtë, si çdo qytetar tjetër, për këto shantazhe, ai si kryeministër i ka raportuar.

Exit mobile version