Site icon Telegrafi

Ruskovska për ngjarjet e 27 prillit: Shpresoj që edhe urdhëruesit të përgjigjen

Nëse vlerësoj se duhet të thirret Nikolla Gruevski që të dëshmoj për 27 prillin, do të thirret. Ai atë ditë nuk ishte në vend. Nuk e di në cilat rrethana do t’i pyes mbrojtja nëse thirrën, tha prokuroja Villa Ruskoska për ngjarjet e 27 prillit, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve se mbrojtja ka propozuar që ish-kryeministri Nikolla Gtruevski të jetë dëshmitarë në procedurë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në deklaratën për media Ruskoska tha se në interes të akuzuarve është që procedura gjyqësore të mbaroj sa më shpejtë.

“Nuk është e saktë se seancat vazhdojnë edhe për 13 orë, i ndjekin seancat, e dini se ka pauza të gjata. Me asgjë nuk është shkelur e drejta e mbrojtjes së të akuzuarve. Sepse të gjithë në fillim janë sqaruar se nuk janë fajtor, atëherë në interes të tyre është të mbaroj procedura që eventualisht ta tregojnë dhe sa më shpejtë të lirohen”, tha prokurorja.

Prokurorja Villma Ruskoska, në pyetjen për gazetarët tha se, ende është në procedurë parahetimore lënda për urdhërdhënësit për dhunën në Kuvend.

“Unë mendoj se sigurisht do të ketë përgjegjësi”, tha Ruskovska./Telegrafi/

Exit mobile version