Site icon Telegrafi

Ruskoska: Dokumenti të cilin e kemi marrë nga Shqipëria nuk zbulon asgjë të re për arratisjen e Gruevskit

Dokumenti nga Shqipëria të cilën e ka marrë prokurorja Vilma Ruskoska, në lidhje me arratisjen e ish- kryeministrit Nikolla Gruevski, nuk zbulon asgjë të re.

“E rishikova dokumentin, por nuk ka asnjë përfitim, as ndonjë informacion të ri. Shkruan se në cili vendkalim kufitar ka kaluar Gruevski nga Shqipëria dhe ku ka hyrë në Mal të Zi, ndërsa këtë vetëm se e kemi marrë si informacion nga Mali i Zi. Shqipëria nuk e zbulon atë që ne e kemi kërkuar, ajo është se si ka hyrë ai në shtetin e tyre. Gjithashtu nuk ka informacione, inçizime, për hotelin në të cilin ka qëndruar Gruevski”, tha Ruskoska për “Fokus”.

Republika e Shqipërisë më herët refuzoi që t’i dorëzojë inçizimet nga vendkalimet kufitare, me arsyetimin se ato janë fshirë./Telegrafi/

Exit mobile version