Një grua në Rusi lirisht mund të cilësohet si personi më me fat, për faktin se për një “fije floku” i ka shpëtuar vdekjes kur dy vetura u përplasën mes vete në një udhëkryq.
Kamerat e sigurisë kanë filmuar momentin kur gruaja e veshur me xhaketë të kaltër po priste në trotuar në qytetin Rostov-on-Don në jugperëndim të Rusisë, kur një veturë humb kontrollin dhe përplaset me një tjetër, transmeton Telegrafi.
Një taksi me ngjyrë të verdhe po kthehej, kur befasisht u godit nga një veturë tjetër e tipit Audi dhe për pak centimetra nuk e goditën gruan që mbeti në mes si në “sandviç”.
Me të parë se çfarë ndodhi, gruaja e tmerrua u largua nga vendi i ngjarjes, ndërsa sipas dëshmitarëve okularë, ishte shoferi i Audi që kishte thyer rregullat e trafikut duke kaluar në të kuqen.
Sipas mediave lokale, taksisti ka përfunduar në karriget e pasme të veturës nga përplasja e fuqishme, kurse një pasagjere që e kishte ulur ka pësuar lëndime të lehta trupore. /Telegrafi/