Site icon Telegrafi

“Rusino” vazhdon të jetë e bllokuar, Taravari premton zgjidhje racionale dhe afatgjate për deponinë

Iniciativa qytetare “Stop Rusino” është akoma duke qëndruar në hyrje të deponisë Rusino ku kanë vendosur edhe një tra dhe lejojnë të kalojë vetëm kamionët e ndërmarrjes komunale të Gostivarit. Nga kjo iniciativë thonë se aty do të qëndrojë deri më 12 gusht edhe më pas do kontrollojnë hedhjen e mbeturinave përmes kamerave dhe kontrolleve, sipas Deso Mateski ata do të kërkojnë që qeveria të gjejë një lokacion të ri ose do të protestojnë edhe para qeverisë.

“Do të dorëzojmë kërkesa nga iniciativa jonë deri tek institucionet e Ministrisë së Ekologjisë që të gjendet një zgjidhje në afat sa më të shkurtër se si të mbyllet dhe rehabilitohet ky vend dhe afati do të jetë jo më i gjatë se dy-tre muaj. Të fillohet me studime ku do të gjendet një lokacion dhe nëse nuk plotësohet kërkesat tona do të protestojmë edhe para Ministrisë së Ekologjisë dhe para qeverisë”, tha Deso Mateski, “Stop Rusino”

Por në anën tjetër kryetari i Komunës së Gostivarit Arben Taravari thotë se do të duhet të gjendet një zgjidhje racionale dhe afatgjate. Sipas tij për momentin ajo do të duhet të shfrytëzohet vetëm nga Gostivari deri sa të gjendet një zgjidhje.

“Duhet të gjendet zgjidhje racionale afatgjate dhe zgjidhja do të jetë shumë më e mirë se kjo që e kemi, tash e kemi Rusinon dhe mund ta mbajmë atë por është në lartësi të madhe dhe ka ndotje së paku është tregojnë ekspertë që merren me këtë punë dhe me gjet një lokacion më poshtë që është vendosur e që është me probabilitet me ndotje më të vogël. Ne jemi të interesuar ta bëjmë atë si lokacion për mbeturinat e Komunës së Gostivarit”, u shpreh kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari.

Taravari pret që qeveria e re t’i japë më shumë rëndësi deponive pasi që nuk është vetëm Gostivari qytet i cili ka problem me mbeturinat. Deponia Rusino u javëve të fundit është duke u ndezur dhe shkakton ndotje në qytetin e Gostivarit. Për këtë shkak kishte edhe protesta në Gostivar, ndërsa Iniciativa Stop Rusino tash më disa ditë e ka bllokuar edhe rrugën për në Rusino dhe duke bërë roje 24 orë. /TV21/

Exit mobile version