Telegrafi

Rusia “tregon muskujt”, teston sistemin e ri antiraketor (Foto/Video)

Ushtria ruse ka testuar sot sistemin e ri antiraketor, duke e transmetuar këtë ngjarje në një transmetim live.

Në video mund të shihet se si një raketë tejet e fuqishme lansohet nga Sary-Shagan në Kazakistan, transmeton Telegrafi.

Ministria e Mbrojtjes testoi sistemin mbrojtës, të dizajnuar për të mbrojtur Kremlinin dhe Moskën nga sulmet e mundshme të armiqve.

Andrei Prikhodko, komandant i forcave ajrore ruse i ngarkuar me misionin e ndërtimit të sistemit mbrojtës antiraketor, ka deklaruar se raketa përveç që është e saktë, ajo mund të mbulojë një hapësirë të madhe nga sulmet e mundshme.

Kjo raketë ka një rreze rreth 62 milje, derisa mund të rrëzoj çfarëdo rakete që synon të futet në hapësirën ajrore ruse. /Telegrafi/