Site icon Telegrafi

Rusia thotë se ka trajnuar ushtarët që të përdorin telepatinë në luftë

Ushtria ruse ka trajnuar forca speciale “psikike” që të përdorin telepatinë në luftë, sipas Ministrisë së Mbrojtjes të vendit.

Një raport i botuar në revistën zyrtare të Ministrisë ruse të Mbrojtjes, Armeysky Sbornik (Army Digest), shpjegon se luftëtarëve u mësohet të “mposhtin armikun me metoda jo-kontakti” duke u trajnuar me delfinët.

“Aftësitë “parapsikologjike” u përsosën nga ushtarët ndërsa luftonin në Çeçeni”, shkruhet në artikull.

“Luftëtarët mund të shohin përmes ushtarit armik: se çfarë lloj personash janë, cilat janë pikat e tyre të dobëta dhe të forta nëse mund të rekrutohen si spiunë”, shkruan revista, përcjell tch.

“Vërtetësia e marrjes në pyetje është praktikisht 100%”. Eksperimentet thuhet se janë kryer – të tilla si përpjekja për të lexuar dokumente në një gjuhë të huaj, që janë mbyllur brenda një vendi të sigurt”.

Artikulli shton: “Me forcën e mendimit, është e mundur të mbyllësh programet kompjuterike, të djegësh kristalet tek gjeneratorët, të dëgjosh biseda dhe të prishësh radio dhe telekomunikime”.

Por Yevgeny Aleksandrov, i cili kryeson komitetin rus të Akademisë së Shkencave për luftën kundër “shkencës së rreme”, tha për agjencinë ruse “RBK” se taktikat e luftës parapsikologjike janë “gjëra pa vlerë”.

“Një hulumtim i tillë ka ekzistuar dhe është zhvilluar në të kaluarën, por është bërë në mënyrë sekrete. Tani është duke u nxjerrë përsëri në dritë, por një hulumtim i tillë njihet si një shkencë e rrejshme”, tha ai.

Exit mobile version