Telegrafi

Rusia teston raketa supersonike, objektivi në Detin e Japonisë

Marina ruse ka hedhur raketa supersonike kundër anijeve në një “objektiv mashtrues” në Detin e Japonisë, pretendoi ministria e mbrojtjes e vendit këtë mëngjes.

Në një deklaratë, ajo tha se raketat e lundrimit Moskit u hodhën nga anijet raketore të Flotës së Paqësorit, përcjell Telegrafi.

“Objektivi, i vendosur në një distancë prej rreth 100 kilometrash (62,14 milje), u godit me sukses nga një goditje e drejtpërdrejtë nga dy raketa lundrimi Moskit”, ka thënë ministria e mbrojtjes.

Raketa P-270 Moskit është një raketë lundrimi supersonike me rreze të mesme veprimi me origjinë sovjetike, e aftë të shkatërrojë një anije brenda një rrezeje deri në 75 milje.

Një veprim i tillë vjen një javë pasi dy aeroplanë bombardues rusë, të aftë për të mbajtur armë bërthamore, fluturuan mbi Detin e Japonisë për më shumë se shtatë orë në atë që Moska tha se ishte një “fluturim i planifikuar”.

Ai vjen edhe në kohën kur ngarkesa e parë e tankeve Leopard 2 nga Gjermania është dërguar në Ukrainë.

Dhe sipas raporteve nga Ukraina, atje kanë mbërritur edhe tanket Challenger 2 nga Britania e Madhe.

Ukraina ka kërkuar prej muajsh për më shumë automjete dhe sisteme armësh për të ndihmuar në luftimin e pushtimit rus. /Telegrafi/