Telegrafi

Rusia do të ndërtojë një bazë detare në rajonin separatist të Abkhazisë

Rusia po planifikon të ndërtojë një bazë detare në bregun e Detit të Zi të rajonit separatist të Gjeorgjisë, Abkhazi, tha kreu i atij rajoni për gazetën Izvestia, një ditë pas takimit me presidentin Vladimir Putin.

Aslan Bzania, presidenti i vetëshpallur i rajonit separatist të mbështetur nga Rusia, tha se ishte nënshkruar një marrëveshje për një bazë të përhershme detare në rajonin Ochamchira.

“Ne nënshkruam një marrëveshje dhe në të ardhmen e afërt do të ketë një bazë të përhershme të marinës ruse në rrethin Ochamchira”, tha ai, raporton reuters.

“E gjithë kjo synon rritjen e nivelit të aftësive mbrojtëse të Rusisë dhe Abkhazisë dhe ky lloj ndërveprimi do të vazhdojë. Ka edhe gjëra për të cilat nuk mund të flas”, shtoi Bzania.

Rusia njohu Abkhazinë dhe një rajon tjetër separatist, Osetinë e Jugut, si shtete të pavarura në vitin 2008 pasi forcat ruse zmbrapsën një përpjekje të Gjeorgjisë për të rimarrë kontrollin e Osetisë së Jugut në një luftë pesë-ditore që përfundoi më 12 gusht të vitit 2008.

Wall Street Journal raportoi se Rusia ka tërhequr pjesën më të madhe të flotës së saj të Detit të Zi nga baza e saj kryesore në Krimenë e aneksuar për shkak të sulmeve të Ukrainës. /Telegrafi/