Nga TASS njoftojnë se Rusia e ka shlyer borxhin e ish BRSS-së ndaj Maqedonië në vlerë prej 60,6 milionë dollarë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ministria e Financave e Rusisë njoftoi se kjo është pjesë që i përket Maqedonisë nga borxhi i BRSS-së, i mbetur në suazat të bashkëpunimit tregtar-ekonomik me ish Republikën e Jugosllavisë gjatë periudhës sovjetike.
Për momentin, vendi i vetëm nga kreditorët e isht BRSS-së, me të cilën Rusia nuk i ka rregulluar marrëdhëniet financiare është Bosnja e Hercegovinës.
Në vitin 2016 u arrit marrëveshje mes Rusisë dhe Bosnjës për shlyerjen e borxhit./Telegrafi/