Telegrafi

Rusia ‘rrëmben’ 34 fëmijë nga Khersoni

Moska është akuzuar për “deportim të detyruar” të fëmijëve nga pjesët e pushtuara të rajonit jugor të Khersonit.

Akuza të ngjashme janë ngritur ndaj Rusisë gjatë gjithë luftës, me raporte të shfaqura për lëvizjen e njerëzve me forcë nga zonat e pushtuara në Rusi.

Yaroslav Yanushevich, kreu i administratës ushtarake rajonale Kherson, tha se 34 fëmijë ishin “rrëmbyer” nga një fshat në Myrna, transmeton Telegrafi.

Ai pretendoi se ata u dërguan në qytetin rus të Anapa-s.

Në një deklaratë, Yanushevich tha: “Pushtuesit rusë vazhdojnë dëbimin e detyruar të fëmijëve tanë nga rajoni Kherson.

“Okupatorët rrëmbyen 34 fëmijë nga fshati Preobrazhenka i rrethit Myrna, të cilët u dërguan në qytetin rus të Anapa-s”.

“Kjo është raportuar nga kryetarja e administratës ushtarake të vendbanimit Myrna, Valentina Holovata.

“Prindërve iu është premtuar se fëmijët do të kthehen deri në fund të kësaj jave, por më pas qëndrimi është zgjatur edhe për një javë. /Telegrafi/