Telegrafi

Rusia po e humb luftën kundër hakerëve, vidhen të dhënat e dhjetëra kompanive dhe agjencive qeveritare

Dhjetëra kompani ruse dhe agjenci qeveritare janë hakuar si ndëshkim për agresionin ushtarak të Vladimir Putinit ndaj Ukrainës.

Rusia njihet për ushtrinë e saj të hakerëve, por që nga fillimi i agresionit, dhjetëra organizata – duke përfshirë agjencitë qeveritare, kompanitë e naftës dhe gazit dhe institucionet financiare – janë hakuar, ku Terabajt të dhëna të vjedhura kanë rrjedhur në internet.

Organizata “Distributed Denial of Secrets” e njohur më së shumti për publikimin në vitin 2020 të 270GB të të dhënave të zbatimit të ligjit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (gjatë protestave për drejtësinë racore pas vrasjes së George Floyd), është bërë shtëpia “de facto” e të dhënave të hakuara nga Rusia. Të dhënat i dorëzohen “DDoSecrets” kryesisht nga hakerët anonim dhe ato më pas vihen në dispozicion të publikut në faqen e internetit të kolektivit dhe shpërndahen duke përdorur BitTorrent.

“Vërshimi i të dhënave ruse ka nënkuptuar shumë natë pa gjumë dhe është me të vërtetë dërrmuese. Në më pak se dy muaj që nga fillimi i pushtimit, ne kemi publikuar mbi 6 milionë dokumente ruse – dhe është absolutisht ashtu”, tha Emma Best, bashkëthemeluese e “DDoSecrets” përmes një aplikacioni të koduar të mesazheve.

Pas marrjes së një grupi të dhënash, “DDoSecrets” organizon dhe përmbledh të dhënat, më pas fillon shpërndarjen e të dhënave duke përdorur BitTorrent për konsum publik dhe i ndihmon gazetarët në një gamë të gjerë redaksish të kenë qasje dhe raportojnë për to.

“DDoSecrets” ka publikuar rreth 30 grupe të dhënash të hakuara nga Rusia që nga fillimi i pushtimit të Ukrainës në fund të muajit shkurt.

Shumica dërrmuese e burimeve që dhanë të dhënat e hakuara ruse, duket se janë individë anonimë, shumë që vetë-identifikohen si pjesë e lëvizjes Anonymous.

Disa burime ofrojnë e-mail adresa ose informacione të tjera kontakti si pjesë e të dhënave të hedhura dhe disa, si “Network Battalion 65” janë të pranishme në mediet sociale. /Telegrafi/