Rusia nuk do t’ia japë Krimenë përsëri Ukrainës, ka thënë zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, në përgjigje të komenteve të Shtëpisë së Bardhë se Donald Trump pret që Moska të “kthejë” gadishullin.
“Ne nuk i kthejmë territoret tona. Krimea është një territor i Federatës Ruse”, ka thënë Zakharova në një konferencë për shtyp javore për çështjet aktuale të politikës së jashtme, përcjell Telegrafi.
Të martën, shkruajnë mediat e huaja, zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Sean Spicer, u tha gazetarëve se presidenti amerikan, Donald Trump pret që Moska t’ia “kthejë” Krimenë, Ukrainës.
“Presidenti Trump e ka bërë shumë të qartë se ai pret që qeveria ruse të de-eskalojë dhunën në Ukrainë dhe të kthejë Krimenë”, ka thënë Spicer. “Në të njëjtën kohë, ai pret plotësisht – dhe dëshiron që të ketë marrëdhënie të mira me Rusinë”. /Telegrafi/