Site icon Telegrafi

Rusia nuk ka mundur t’i arkëtojë paratë e armëve të shitura në Indi

Për një vit, India nuk ka qenë në gjendje të kuptojë se si të transferojë mbi dy miliardë dollarë për blerjen e armëve në Rusi.

Si rezultat, dërgesat janë ndalur praktikisht dhe vendi nuk ka marrë dy sisteme raketore S-400 nga pesë të planifikuara.

Përveç kësaj, Rusia ka pezulluar disbursimet nën një linjë kredie prej 10 miliardë dollarësh për blerjen e komponentëve.

Lexo po ashtu Izraeli do të testojë 'sistemin e avancuar të alarmit raketor' në Kiev

Problemi qëndron në faktin se shteti indian nuk dëshiron të paguajë në dollarë nga frika se mos goditet nga sanksionet dytësore të SHBA-së, thanë disa zyrtarë indianë për bloomberg.

Rubla ruse gjithashtu nuk janë të përshtatshme sepse India nuk është e sigurt se mund të blejë mjaft prej tyre në tregun e hapur me një kurs të pranueshëm këmbimi.

Moska, nga ana tjetër, nuk dëshiron të pranojë rupi indiane për shkak të luhatshmërisë së lartë të kursit të këmbimit. /Telegrafi/

Exit mobile version