Site icon Telegrafi

Rusia nuk dëshiron asnjë konfrontim me SHBA-në

Rusia nuk dëshiron asnjë konfrontim me SHBA-në, ka thënë ambasadori i saj, pas rrëzimit të një droni amerikan në Detin e Zi.

Duke folur pas një takimi në departamentin e shtetit, Anatoli Antonov tha se kishte një “bisedë konstruktive” me Ndihmës Sekretaren e Shtetit për Evropën, Karen Donfried.

Lexo po ashtu Incident i rëndë mbi Detin e Zi - aeroplani luftarak rus përplaset me dronin amerikan

Takimi vjen pas një deklarate të Pentagonit, i cili tha se një aeroplan rus ishte përpjekur disa herë të derdhte karburant para një droni amerikan në hapësirën ajrore ndërkombëtare përpara se të godiste helikën e tij, duke e detyruar atë të rrëzohet në Detin e Zi – të cilën gjë e mohon Rusia, raporton skynews.

“Ne nuk duam asnjë konfrontim midis SHBA-së dhe Federatës Ruse. Ne jemi në favor të marrëdhënieve pragmatike për interesin e popullit amerikanë dhe rusë”, tha Antonov.

“Ne kemi shkëmbyer vërejtjet tona për këtë çështje sepse kemi disa dallime për atë që ka ndodhur sot”, pohoi ai.

Lexo po ashtu Çfarë është droni amerikan MQ-9 Reaper - dhe aeroplani luftarak rus që e goditi atë?

I pyetur nëse është diskutuar për luftën në Ukrainë, ambasadori rus në SHBA tha se “ne nuk kemi diskutuar për luftën në Ukrainë sepse nuk ka luftë në Ukrainë. Ekziston një operacion special ushtarak që po kryen Federata Ruse. Qëllimi dhe qëllimet e këtij operacioni janë të qarta. Ne e kemi shpjeguar shumë herë”. /Telegrafi/

Exit mobile version