Vladimir Putin thotë se Rusia mund të tërhiqet nga marrëveshja e grurit të Detit të Zi derisa palët e tjera të përmbushin premtimet e tyre.
Marrëveshja, e cila lejon eksportin e sigurt të grurit dhe plehrave ukrainase nga portet e Detit të Zi, do të përfundojë të hënën e ardhshme, raporton skynews.
Moska ka kërcënuar vazhdimisht se do të bllokojë zgjatjen e saj, duke pretenduar se aspekte të zbatimit të saj prekin eksportet e vetë Rusisë.
Duke folur në televizionin shtetëror, presidenti rus tha se ishte në kontakt me Kombet e Bashkuara për këtë çështje, por se ai nuk kishte parë një mesazh drejtuar atij nga Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së që sugjeronte një kompromis për të shpëtuar marrëveshjen.
Theksojmë se marrëveshjet paraprake u arritën në saje të ndërmjetësimit të Kombeve të Bashkuara dhe Turqisë. /Telegrafi/